Një përleshje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka prangosur dy persona dje rreth orës 15:25 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete ku ishte përdorur edhe thika.
Shkak i kësaj përleshjeje sipas policisë ishte një mosmarrëveshje.
Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.