Përleshje në Prizren, arrestohet i dyshuari që dëmtoi veturën e policisë

08:56 | 12 Gusht 2025
Përleshje në Prizren, arrestohet i dyshuari që dëmtoi veturën e policisë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar, i cili gjatë ndërhyrjes ka rezistuar dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit zyrtar, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se nga incidenti një zyrtar policor ka kërkuar trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Komento: