Përleshje në Shkup, policia arreston 34-vjeçarin nga Kosova

22:03 | 02 Janar 2023

Një 34 vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia pasi ishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit.

Gjatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës.

“Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit Bukoviq, Shkup, në pronësi të F.A (32), pas një debati të mëparshëm, ka marrë pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike me një konfrontim fizik në mes të F.A. dhe M.A. nga njëra anë dhe P.Q. në anën tjetër, derisa në sherr janë përdorur sende të forta. I akuzuari ka përdorur një send të mprehtë, i cili është gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

Komento: