Një përleshje ka ndodhur sot në Shtërpcë.
Policia ka prangosur një të dyshuar në Shtërpcë pasi ai ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Drajkovc të Shtërpcës ku i dyshuari e goditur viktimën.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.