Vazhdojnë përleshjet në procesin zgjedhor në LDK.
Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nga fillimi i tij ka shkuar me incidente, madje në disa raste janë përdorur edhe karriget.
Karriget janë përdorur edhe në një nëndegë të LDK-së në Vushtrri.
Burimet kanë bërë të ditur se në një nëndegë të Vushtrrisë, Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit, ka bërë përpjekje që t’i fitojë këto zgjedhje pavarësisht se në këtë proces janë përdorur karriget.
Lajmi merr vesh se për shkak të këtij incidenti, LDK në Vushtrri ka thirrur një mbledhje urgjente.