Përleshjet në LDK, vjen reagimi i Avdullah Hoti

23:21 | 30 May 2019

Mbrëmë ka ndodhur edhe një përleshje tjetër e LDK-së, e kësaj radhe në Ferizaj.

Avdullah Hoti ka thënë se përleshjet që po ndodhin në zgjedhjet e brendshme të LDK-së po i japin pasqyrë të keqe kësaj partie.

Dy rrahjet brenda degëve në Mitrovicë e Ferizaj, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se janë të panevojshme. Ai ka thënë se padyshim që do të merren masa ndaj atyre që shkelin statutin e LDK-së.

“Procesi po zhvillohet normalisht, me eksese, përleshje të panevojshme që po na japin pasqyrë të keqe. Është komisioni i themeluar për ankesa që shqyrton të gjitha rastet e tilla dhe vendos në përputhje me statutin e LDK-së. Si pikturë e përgjithshme po shkon mirë, ka interesim të shtuar të anëtarëve të LDK-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjithë ata që duan të bëhen kryetar në këtë parti duhet të rezervohen deri në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, në përputhje me statutin e partisë.

Ai ka thënë se pret që para pushimeve të verës procesi i zgjedhjeve të brendshme të përmbyllet.

Komento: