Përlloçën rrugët derisa po bartnin dhe, kompanitë gjobiten me 1000 euro dhe obligohen t’i pastrojnë rrugët

10:56 | 22 Dhjetor 2025
Përlloçën rrugët derisa po bartnin dhe, kompanitë gjobiten me 1000 euro dhe obligohen t’i pastrojnë rrugët

Polciia në Prishtinë ka ndërmarrë masa ndaj kompanive që po kryejnë punime në bartjen e dheut pasi në disa segmente rrugore ka pasur shumë baltë.

“Gjatë kontrolleve në terren, në disa segmente të rrugëve të Prishtinës janë identifikuar sasi të mëdha të baltës, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut, veçanërisht në kushtet e rënda atmosferike me mjegull dhe ngrica.”

Kompanitë janë gjobitur me nga 1000 euro dhe janë obliguar ta pastrojnë rrugën.

“Ndaj personave juridikë janë shqiptuar gjobat në vlerë prej 1.000 euro, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe janë obliguar që menjëherë të bëjnë pastrimin e rrugëve. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që gjatë sezonit dimëror të veprojë pa hezitim ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e trafikut dhe jetën e qytetarëve.”

Komento: