Gattuso i përlotur: Jeta të merr diçka, por futbolli më ka dhënë shumë.
Gennaro Gattuso është shfaqur ishumë i emocionua para gazetarëve pas triumfit në Kupën e Italisë 2019/2020, trofeu i tij i parë si trajner.
“Kur ndodh ajo që më ndodhi mua, jeta të merr diçka (motrën), por futbolli më ka dhënë shumë, ndoshta edhe më shumë nga sa i kam dhënë unë. Besoj se ka një Zot të futbollit, që kur punon shumë të kthen atë që të takon. Kam folur me djemtë, sepse kush bën këtë profesion duhet ta bëjë me respekt. Unë dua njerëz që të vënë pasionin në lojë, si kam bërë unë për shumë vjet”.
Strategu i Napoli më pas folu për atë që i pret të tijtë nga këtu në fund të sezonit, me një kualifikim në Champions për të arritur, përveç kthimit të 1/8 kundër Barcelonës për të luajtur në gusht: “Duhet të bëjmë këto 12 ndeshje maksimumi. Nuk mund të lëshojmë tani vetëm sepse arritëm këtë objektiv. Sigurisht tani kemi një peshë më pak në nivel mental, por kemi shumë pikë diferencë. Duhet vetëm të provojmë ta luajmë”.