Përlotet Rudina Hajdar në protestë: Ju të gjithë më kujtoni Azemin

17:26 | 12 November 2022

Rudina Hajdari përlotet në protestë: Ju të gjithë më kujtoni Azemin.

Ish-deputetja Rudina Hajdari gjatë mesazhit të saj drejtuar qytetarëve në protestë nuk i ka mbajtur lotët teksa ka kujtuar të atin, Azem Hajdari.

“Teksa vija per ketu, nje cope rruge e bera me disa qytetare, te cilet historikisht kane mbeshtetur Partine Socialiste. Edhe ata jane sot ketu ne shesh, dhe do doja qe ti pershendesja ata dhe te gjithe si ata te cilet e kane kuptuar se beteja qe kemi sot, nuk eshte beteje ideologjike, nuk eshte beteje mes partive, nuk eshte lufte mes militanteve por eshte beteje e te gjithe shqiptareve nga njera ane dhe klubit te miliardereve te drejtuar nga Edi Rama, te cilet po zhvasin jo vetem buxhetin me koncesionet korruptive, jo vetem burimet natyrore me klientet e tyre anetare te klubit, jo vetem pronen publike, por mbi te gjitha jane duke zhvatur endrrat e femijeve tane per nje te ardhme me te mire e te bukur ne atdhe.

Ndaj ky shesh nuk eshte vetem I demokrateve, por eshte I te gjithe shqiptareve sepse kjo beteje nuk eshte dhe nuk mund te jete vetem e demokrateve por eshte beteja e shqiptareve per te jetuar ne vendin e tyre me dinjitet e per ta cliruar ate nga kthetrat e miliardereve ne pushtet. Dua tju bej nje pyetje. Sa prej jush I kane sot femijet larg atdheut, coni duart ju lutem. Shikojeni njeri tjetrin se sa shume jeni. Po si mund te begatoje nje vend kur rinia I largohet? Po si mund te jetoje ne paqe nje baba, nje nene kur detyrohet qe driten e syve ta nise ne emigrim sepse nuk beson me se ky vend ka te ardhme. Si mund te jetoje ne paqe nje familje kur nu kia del dot te paguaje faturen e energjise, kur nuk ia del dot te bleje ushqimet, te perballoje transportin e taksat. Si mund te kete paqe nje baba qe nuk I blen dot veshje e lodra femijeve, qe nuk I siguron dot shkollimin, qe nuk I garanton dot jeten?

Si mundet te kete paqe nje student kur nuk ia del dot as te ushqehet e as te paguaje qerane? Si mundet te kete paqe nje pensionist kur pensioni nuk I del as per ilace? E pra familjet shqiptare nuk kane paqe e per kete arsye duhet qe te sigurohemi, te gjithe bashke qe as klubi I miliardereve me edi ramen ne krye te mos kete paqe derisa tia dalim ti largojme e ta clirojme vendin, ti kthejme dinjitetin nenave dhe baballareve, te kthejme rinine ne Shqiperi dhe te jetojme me koken lart te gjithe.

Motra dhe vellezer, une jam Rudina Hajdari dhe sot te flas ketu eshte privilegj I madh sepse ne rradhe te pare kjo foltore, ju qe jeni mbledhur kaq shume ketu ne shesh me kujtoni tim ate, Azem Hajdarin. Azemi e kishte mision jete kthimin e Shqiperise ne nje vend te begate dhe kur ju shoh sa shume jemi sot ne kete shesh mbushem me shprese se endrra e tij do te realizohet. Ju perqafoj te gjitheve! Fitore, fitore dhe vetem fitore”, deklaroi Hajdari.

Komento: