Përlotet Sindi teksa flet për kohën e studimeve, veprimi i Melisës i habiti të gjithë

11:24 | 07 Janar 2021

Sindi përlotet teksa flet për kohën e studimeve, veprimi i Melisës i habiti të gjithë.

Ditën e djeshme në ‘Përputhen’ u transmetua takimi i Sindit dhe Mevlanit, i cili ishte i mbushur me plot tension, ku situata agravoi deri në të shara dhe ofendime dhe takimi u mbyll me largimin e Sindit.

Pas transmetimit të takimit, Sindi foli për shkollimin e saj në Rumani, dhe vështirësitë që i janë dashur të kalojë për tu arsimuar, vështirësi jo vetëm të sajat, por edhe të familjes.

Ndër të tjera Sindi shtoi se ndihet shumë krenare për veten dhe atë farë ka arritur të bëjë, duke sqaruar se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të përmendë shkollimin e saj për të ofenduar të tjerët, Mevlanin konkretisht.

“Atë pjesën e shkollimit nuk di pse të gjithë e përmendin sikur unë dua të ul të tjerët. Kur unë nuk e kam bërë asnjëherë. Unë thjesht ndihem krenare për shkollimin që unë kam bërë dhe për të gjitha sakrificat…ndjesë se jam shumë e emocionuar. Ju nuk e dini çdo të thotë të përballojë një femër e vetme….4 vite unë kam pasur sakrifica dhe ti si emigrant duhet të më kuptosh më mirë se tjerët.

Fakti që ti e përmend sikur unë të shes mend për dy pare shkollë që unë kam bërë, vetëm se unë jam krenare. Unë ndihem krenare sepse jam larguar 18-vjeç nga shtëpia, për një jetë më të mirë dhe në ato katër vite unë kam sakrifikuar aq shumë, kohën time, qoftë dhe të përjetoja një dashuri, ju të tjerët mbase e keni pasur mundësinë…nuk ishte zgjedhja ime kur unë duhet të punoja nga mëngjesi deri në darkë, për të siguruar jetesën time dhe për të mos i rënë në qafë familjes time”, u shpreh Sindi.

Ndërkohë që Sindi foli për këtë periudhë të saj, ajo nuk mundi t’i fshihte emocionet dhe u përlot.

Mirëpo një përqafim i erdhi shume shpejt nga Melisa në shenjë mbështetjeje dhe inkurajimi.

Komento: