Përmbaruesi kërkon borxhin nga Telekomi “brenda 60 minutave”

17:50 | 21 Korrik 2020

Përmbaruesi kërkon që Telekomi t’ua paguajë afër 27 milionë euro Devollëve për 60 minuta.

Përmbaruesi privat që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Në tërësi ky borxh kap shumën prej 26,789,532,62 euro.

-Shumën prej 24,684,003,15 Euro në emër të borxhit kryesor

-Shumën prej 2,150,00 euro në emër të shpenzimeve konstestimore

-Shumën prej 871,40 euro në emër të shpenzimeve të procedurës përmbarimore

-Shumën prej 374,001,14 euro në emër të efikasitetit për zbatim të përmbarimit dhe

-Shumën prej 1,728,506,93 euro në emër të kamatës ligjore

“Me propozimin e kreditorit për lejimin e përmbarimit në Zyrën e Përmbaruesit Privat, i është propozuar Përmbaruesit Privat që përmbarimi të realizohet përmes mjeteve të debitorit në llogaritë bankare”, thuhet tutje në dokument.

Komento: