
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem, ku një kamion i ngarkuar me agrume është përmbysur në mes të rrugës. Sipas informacioneve paraprake, kamioni i tipit Volvo, me targa AA 859 SJ, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., ka pësuar lëndime dhe është dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ka shpëtuar pa pësuar asnjë dëmtim. Pas aksidentit, forcat e policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor janë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment të rrugës./rtsh.al