Përmbysja e autobusit në Serbi, gruaja tregon momentin e tmerrshëm

12:27 | 21 August 2022

Detaje nga përmbysja e autobusit në Serbi, pasagjerja tregon se çka tha shoferi pak para aksidentit.

Një person ka humbur jetën dhe 27 pasagjerë janë lënduar mëngjesin e sotëm pak pas orës 5 të mëngjesit kur një autobus është përmbysur në autostradën afër Leskovcit në Serbi.

Aksidenti ka ndodhur kur për arsye të panjohura për momentin autobusi, i cili po kthehej nga Greqia, ka dalë nga rruga në afërsi dhe më pas është përmbysur anash.

Një pasagjere tregoi për një medium serb se çfarë kishte thënë shoferi pak para aksidentit, gjë që mund të jetë shkaku i përmbysjes së autobusit.

“U ndalëm në hotel Predejane për të pushuar. Pas kësaj u nisëm mirë, gjithçka ishte normale, si shpejtësia, ashtu edhe kushtet e rrugës. Shoferi ishte duke vozitur mirë, por më parë ishte ankuar se kishte pak sheqer. Nuk e di nëse kjo ka ndikuar apo jo, por papritmas dolëm nga rruga e drejtë dhe u përmbysëm”, tha për Kurir një nga pasagjerët e autobusit.

Për të lënduarit po kujdesen ekipe mjekësore nga Leskovci, Libani, Vllasotinaci dhe Nishi. Pasagjerët e lënduar më rëndë u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Nishit, duke përfshirë një djalë 13 vjeç me stomak të mavijosur dhe një vajzë 8 vjeçare.

“Në Qendrën Mjekësore Universitare të Nishit janë ekzaminuar 16 persona të lënduar, nga të cilët dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç. Fëmija i parë, 12 vjeç, pas ekzaminimit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është mbajtur për mjekim, por është stabil. Fëmija i dytë tetë vjeçar pas dhënies së ndihmës së parë është liruar për trajtim në shtëpi” tha Goran Stanojeviq, ndihmës i drejtorit të përgjithshëm për çështje kirurgjikale.

Komento: