Përmbytet Peja!

11:41 | 29 Dhjetor 2020

Peja si liqen, s’po dhezë premtimi i Gazit për “Qokolicën”.

Peja është zgjuar përsëri e përmbytur në ujë në disa zona të qytetit.

Për të satën herë, lumi Qokolica, ka dalur nga shtrati duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të qytetit.

Rregullimi i shtratit të lumit Qokolica ka qenë një nga premtimet e vazhdueshme të kryetarit Muhaxheri, por që po përgënjeshtrohet sa herë që ka reshje të mëdha në Pejë.

Reshjet e shumta kanë dëmtuar edhe disa biznese dhe ka vështirësuar në masë të madhe edhe komunikacionin në qytet.

Komento: