Përmbytet Shkodra

10:51 | 09 Shkurt 2021

Reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër.

Hidrometri në Dajç tregon një rritje të nivelit me tre centimetra ndërsa në vendin e quajtur Urrela të Shirqit , e shtatë centimetra m në krahasim me një ditë më parë.

Bashkia Shkodër, në përditësimin e të dhënave rreth situatës njofton po ashtu se në njësinë administrative Dajç 1550 ha tokë bujqësore vijon të jetë e përmbytur.

Ndërsa, shtëpi të përmbytura nuk ka, por numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 121.

Kurse, në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar nga uji, dy shtëpi janë të përmbytura.

Ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit ndërsa Oblika 2 rrezikon të përmbytet.

NJOFTIMI

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021

Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

– 1550 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.

-Shtëpi të përmbytura s’ka.

– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

-SPZ e zonës në gatishmëri .

-Qendrat shendetësore në gatishmëri

– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit për datën 09.02.2021

– 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).

-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartësi në rrugë.

-Shtëpi të permbytura 2.

-Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot).

– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.

-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

-Qendrat shendetësore në gatishmëri.

– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.

-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

-SPZ e zonës në gatishmëri.

– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.

-Rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.

– E bllokuar rruga Goricë rreth 15- 20 cm ujë, e kalueshme me shumë vështirësi për makinat.

-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.

– Situata është shumë kritike (Dita 33).

-Ka rritje niveli të ujit me 10-15 cm.

-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.

Komento: