
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, situata është kritike në disa zona në të gjithë Malin e Zi. Këto pamje vijnë nga bregdeti i Ulqinit, ku tregohet ngritja e nivelit të ujit që ka përmbytur shtëpitë në atë zonë.
Reshjet e dendura të shiut kanë marrë përpara edhe mbeturinat, të cilat kanë përfunduar nëpër përrenj. Punonjësit e Kompanisë së Shërbimeve Publike po përdorin mjetet e tyre për të përmirësuar situatën në terren, në mënyrë që uji të mos bllokojë trafikun.
Për shkak të rrjedhës së rrëmbyeshme të ujit në zonat malore është shkaktuar rrëshqitje dherash dhe masivesh shkëmbore. Shoferëve po u kërkohet që të tregojnë kujdes maksimal, që të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, që të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të përdorin rrugë alternative sa herë që është e mundur.
