Përmbytje të mëdha, ja sa persona kanë humbur jetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përmbytje të mëdha, ja sa persona kanë humbur jetën

17:34 | 11 Gusht 2019

Kanë ndodhur përmbytje të mëdha në Indi.

Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetet Karnataka, Kerala dhe Maharashtra të Indisë.

Lajmin e kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit të cilat janë duke i evakuuar njerëzit, shkruan Reuters.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, gjë që kanë detyruar mijëra njerëz të strehohen nëpër kampe.

India është shteti i dytë pas Kinës për nga numri i popullsisë, njëkohësisht konsiderohet si demokracia më e madhe në botë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!