
Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë rezultuar thuajse shkatërrimtare për një familje në Durrës.
Një banore, në një prononcim për Top Channel shprehet se shtëpia është përmbytur që mbrëmjen e djeshme, mirëpo ka dalë nga banesa në orën 3 të mëngjesit, pasi rrezikonte jetën fëmija. Më tej ajo tregon se shkoi në polici për ndihmë, pori kishin komunikuar që të shkojë në bashki.
“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm. Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja.