Përmbytjet në Vlorë, çfarë po ndodh atje

21:40 | 30 Tetor 2019

Rikthehet shiu, rikthehen edhe përmbytjet në Vlorë.

Ashtu siç ndodh sa herë që ka shira, qyteti i Vlorës është përmbytur sërish.

Rëshjet e rëna me intesitet gjatë orëve të mbrëmjes së sotme kanë sjellë disa problematika në qytet.

Si pasojë, rruga në lagjen “28 Nëntori” ka patur probleme në qarkullim, po ashtu edhe në zonën e Skelës.

Punonjësit e bashkisë dhe ujësjellës kanalizimeve po punojnë për normalizimin e situatës.

Komento: