Përmbytjet shembin urën në Llaushë, bllokohen tri lagje të fshatit

14:00 | 11 Janar 2021

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në shumë komuna të Kosovës.

Si pasojë e përmbytjeve të mëdha është shembur ura e fshatit Llaushë të Skenderajt.

Nga shembja e urës janë bllokuar lagjja Lani, Geci dhe Bekteshi.

Pamjet janë publikuar nga banorët në rrjetet sociale.

Ndërsa, reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në shumë vende të Kosovës. Në ndihmë janë vënë edhe ekipet e FSK-së.

Komento: