Përmirësimi i higjenës, kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

17:32 | 09 August 2019

Lajm i keq për bizneset në Prishtinë.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se nga do të fillojë me inspektime dhe kontrolle në lokalet e Prishtinës.

Tahiri ka shkruar në Facebook se inspektimet do të bëhen në secilin lokal nëse i plotësojnë kushtet e parapara.

“Kushtet në kuzhinë, afatet e mallrave, pëlqimi sanitar, librezat sanitare, kontrata për mbledhje të mbeturinave, shfrytëzimi i hapësirës publike. Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal”, ka shkruar Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë.

Ja statusti i plotë:

1. Kushtet në kuzhinë;

2. Afatet e mallrave;

3. Pëlqimi sanitar;

4. Librezat sanitare;

5. Kontrata për mbledhje të mbeturinave;

6. Shfrytëzimi i hapësirës publike.

Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal!

Komento: