Përmirësohet cilësia e ujit në Golem

09:58 | 12 June 2022

Cilësia e ujit në bregdetin shqiptar është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Kjo sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit e cila në raportin e fundit vlerëson se 68.1% e ujrave të plazheve ku do të lahen pushuesit këtë sezon veror janë me cilësi të shkëlqyer.

Pas analizave të kryera për llojet e baktereve që tregojnë ndotje nga ujërat e zeza autoritetet dolën në përfundimin se vetëm 6.7% e pikave të monitoruara rezultuan me cilësi të dobët ndryshe nga viti 2015 ku ishin 39.1% e tyre. Përmirësimin Agjencia Europiane e Mjedisit e lidh me ndërtimin e pesë impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.

Zonat që nuk këshillohet të lahesh sipas raportit ndodhen pranë portit të Durrësit , Vlorës dhe në liqenin e Ohërit në qytetin e Pogradecit. Cilësia e ujit në plazhet e Golemit dhe Sarandës është përmirësuar ndërsa jugu i vendit dhe Velipoja kanë marrë vlerësimin maksimal.

Agjencia Europiane e Mjedisit ngel në klasë vetëm 1.5 % të zonave në Bashkimin Europian dhe rendit në krye të listës me 97.7% të ujërave të deklaruara si ‘të shkëlqyera’ vendin pa dalje në det, por me liqene të shumta, Austrinë.

Pas saj në krye të tabelës vjen Malta, Greqia, Kroacia, Qipro, Italia dhe Spanja ndërsa Franca zbret më poshtë në renditje me 75.7% të plazheve me ujë me cilësi të shkëlqyer.

Komento: