Rama: Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet.
Rama këtë e tha pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi Rama.