Përparim Rama: Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Prishtinë

10:40 | 02 Tetor 2023
perparim-rama:-keshtu-do-te-duket-tregu-i-gjelber-ne-prishtine

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur procedurat për ndërtimin e tregut të ri të gjelbërt në kryeqytet.

Rama ka publikuar edhe projektin se si do të duket ky treg.

“Treg i Ri me kushte shumë më të mira infrastrukturore dhe me pastërti të duhur. Kështu do të duket Tregu i Gjelbër në Kryeqytet, për të cilin tashmë vetëm se kemi nisur procedurat për realizimin e këtij projekti. Javë më parë e pastruam ndërsa tash është duke u krijuar një ambient shumë më dinjitoz ku mund të blini fruta e perime” shkruan Rama në njoftim.

Komento: