Përparim Rama ngushëllon familjarët e 30 vjeçarit që vdiq sot në Prishtinë: Kujdes nga rreziqet potenciale këtyre ditëve

17:06 | 06 Qershor 2022

Rama ngushëllon familjarët e 30 vjeçarit që vdiq sot në Prishtinë: Kujdes nga rreziqet potenciale këtyre ditëve.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia e sotme e cila përfshiu gjithë vendin.

Rama ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, teksa bëri thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

Komento: