Përparim Rama nis “projektin e dekadës” në Prishtinë

20:42 | 25 November 2022

Rama nis “projektin e dekadës” në Prishtinë.

Këtë të premte kanë filluar punimet e projektit të unazës së qytetit nga lagja “Arbëria” në kryeqytet.

Sipas kryetarit të komunës Përparim Rama, ky projekt po del të jetë më i rëndësishmi në 10 vjetët e fundit.

“Këtë po e bëjmë të mundur dhe është një projekt madhor, ku faza e parë është 700 metra dhe është 1 milion e 141 mijë euro. Vitin tjetër vazhdojmë me këtë projekt edhe me fazën e dytë që ndërlidh rrethrrotullimin e madh, i cili e lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën dhe Mitrovicën” , ka thënë Rama.

Faza e parë e këtij projekti i kushtoi komunës mbi 1 milion euro e që pritet të përfundojë për tre muaj, derisa ajo e dyta pritet të fillojë vitin tjetër.

Komento: