
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë të fundit, ka kritikuar ideologjinë e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke e quajtur “të vjetër 120 vjet”.
I pyetur nga gazetari Xhemajl Rexha në “Interaktiv Talks”, se a ka gjasa të mund ta shohim shpejt të garojë për kryeministër dhe të ballafaqohet me Kurtin, ai tha se nuk e ka në plan dhe mbetet i fokusuar tek kryeqyteti.
“Mendoj që ka shumë njerëz, edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe në parti të tjera, që mund të ballafaqohen lehtë e mirë me ideologjinë ‘outdated’, ndoshta 120 vjet të vjetër të Kurtit. Nuk mendoj që Kosova ka vetëm një person që i ballafaqohet Kurtit, kemi shumë, vetëm duhet t’i bijmë në paj ata dhe të ecim me proceset përpara”.