Përparim Rama për miratimin e buxhetit: Kryeqyteti dëshmon lidership politik

15:56 | 06 Shkurt 2026
perparim-rama-per-miratimin-e-buxhetit:-kryeqyteti-deshmon-lidership-politik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2026, duke e cilësuar këtë vendim si dëshmi të lidershipit politik dhe funksionimit të demokracisë lokale.

Rama ka shprehur mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit, të cilët, sipas tij, “dëshmuan përgjegjësi publike dhe pjekuri politike, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kryeqytetit”.

Ai ka falënderuar edhe qytetarët e Prishtinës për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, duke theksuar se vota e tyre ka sjellë një asamble që “e kupton mandatin si detyrim për shërbim publik, për vendimmarrje të përgjegjshme dhe për ndërtimin e së ardhmes së qytetit”.

Sipas Ramës, miratimi i buxhetit është shembulli më i qartë i funksionimit të demokracisë.

“Miratimi i buxhetit të Kryeqytetit është imazhi më i qartë se si funksionon demokracia kur asambleistët janë aty për të ndërtuar e jo për të bllokuar, për të marrë përgjegjësi e jo për të sabotuar”, ka deklaruar ai.Kryetari i Prishtinës ka theksuar se ky vendim përfaqëson ndarjen mes politikës së së kaluarës dhe qeverisjes aktuale.“Kjo është diferenca mes politikës së së kaluarës, që e mbante Kryeqytetin peng, dhe qeverisjes që zgjedh të ecë përpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”, ka shkruar Rama.Ai ka shtuar se largimi nga kultura e bllokadës është thelbësor për zhvillimin e qytetit.“Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz, investime strategjike dhe projekte që prekin jetën e qytetarëve”, ka theksuar Rama.

Ai ka nënvizuar se buxheti i miratuar nuk është vetëm një dokument financiar.“Ky buxhet nuk është thjesht një dokument financiar. Është deklaratë politike. Është mesazh i qartë se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, përgjegjësinë dhe të ardhmen”, ka shtuar Rama.

Komento: