
Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka publikuar disa fotografi ku ka treguar se në Siqevë dhe Sharban janë duke punuar në rregullim të infrastrukturës.
Rama, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se po punohet në ndërtim të rrugëve, të urave dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.
Postimi i tij i plotë:
Infrastrukturë më e mirë për Siqevën dhe Sharbanin!
Ndërtimi i rrugëve në gjatësi prej 351.61 metrash,
Ndërtimi i dy urave mbi prrojet që kryqëzojnë rrugën,
Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit.
Vazhdojmë