Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin

16:51 | 15 Nëntor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Aty, Rama shfaqet duke dribluar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, koordinatoren e komiteteve në VV, Dejona Mihalin e ministrin e Financave, Hekuran Murati.

”Të dieleve, luajmë ⚽️”, ka shkruar Rama.

Komento: