Përparim Rama premton se sheshi do të zgjatet deri tek Posta

20:28 | 14 Dhjetor 2022

Rama: Sheshi do të zgjatet deri tek Posta.

Në ndezjen e dritave festive në Tregun e Fundvitit, qe edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Kristalja, bashkë me fëmijët e tyre.

Ai është shprehur se tashmë Prishtina ka edhe një shesh të ri, atë ”Xhorxh Bush”, që sipas tij, krijon një siguri për shfrytëzim për secilin qytetar.

I pari i Prishtinës, paralajmëroi se ky shesh i ri do të vazhdojë zgjatjen deri tek Posta teksa ndau specifika se si do menaxhohet projekti.

”Deri më 8 janar do të jetë i hapur vetëm për qytetarë, ndërsa pas 8 janarit, do jetë i hapur edhe për transport publik pra për autobusë, emergjenca dhe për taksi. Normal me një shpejtësi shumë të zvogëluar. Sepse normal jemi duke bërë përpjekje ta heqim krejtësisht asfaltin e ta zëvendësojmë me transformu gjithë këtë zonë me material specifike për këmbësorë, ku qytetartët do të jenë më të sigurt për ta shfrytëzuar këtë pjesë të kryeqytetit”, tha Rama për KlanKosova.

Komento: