Përparim Rama pret në takim rektorin e UP-së, ja çka diskutuan

16:01 | 05 Shtator 2023
perparim-rama-pret-ne-takim-rektorin-e-up-se,-ja-cka-diskutuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim rektorin e Universiteti të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

Në njoftimin e dhënë nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua “rreth ideve për transformim të kampusit të UP-së, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion”.

Ndërsa, komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv te studentët dhe komuniteti, si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës./Front Online

Komento: