Përparim Rama: Sheshi “Nënë Tereza” të zgjatet deri tek rrethi me flamur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përparim Rama: Sheshi “Nënë Tereza” të zgjatet deri tek rrethi me flamur

23:21 | 21 Shtator 2021

Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka thënë se pjesë e planeve të tij është zgjerimi i qendrës së Prishtinës duke ndërtuar shtigje për këmbësorë dhe krijuar më shumë hapësira për parking.

Ai shtoi se plan i tij është që sheshi Nëna Terezë zgjatet deri te rrethi i flamurit.

“Për momentin e shohim vetëm sheshin “Nëna Terezë” si qendër të Prishtinës dhe kjo sepse është i vetmi vend ku ndihemi të lirë me ecë me fëmijët tanë, me të dashurit tanë, pa pasur frikë nga kerret. Mendoj se sheshi Nënë Tereza dhe gjithë qendra e Prishtinës duhet të jetë brenda rrethit qendror, pra fillon prej Agim Ramadanit, deri te xhamia e Llapit, tulltorja, kthehet prapa vjen pas Pallatit të Rinisë shkon te rrethi që lidhet për Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, tangjenton pjesën e stacionit e autobusëve, Termokosin, lagjen e spitalit, deri te soliterat e Ulpianës, domethënë gjithë kjo zonë duhet të jetë qendra e Prishtinës”, tha Rama në Rubikon.

Rama shtoi se nëse e merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me kryeqytetin, ai do të krijojë hapësirë më të madhe për lëvizjen e këmbësorëve, duke e zgjatur sheshin “Nënë Tereza”.

“Gjithë pjesa e Arbërisë nuk ka qasje për këmbësorë, nuk ka qasje për çdo aspekt përveç kerrit. Prishtina është e ndarë prej rrugëve kerri ka prioritet jo njeri, prandaj plani ynë është që me një platformë ta lidhim qendrën me gjithë Arbërinë dhe 25 deri në 30 mijë banorë të kenë qasje me qendrën, ta krijojmë qasjen për këmbësorë, për transport alternativ, ta lidhim Arbërinë me zonën e Pallatit të Rinisë dhe e lidhim pallatin e Rinisë me Grand hotelin dhe sheshin Nënë Terezë, me platformë të gjelbër. Pastaj sheshi Nëna Terezë zgjatet deri te rrethi i flamurit ai do të jetë sheshi, sepse edhe kur kalojmë në Ulpianë e shohim se është një jetë komerciale me shitore të ndryshme” tha Rama.

Komento: