Përparim Rama viziton punimet në Prishtinën e Re: Po ndërtohet Qendra për Punë Sociale, shkolla dhe kolektori

16:30 | 11 Shtator 2025

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar punimet të cilat po kryhen në lagjen “Prishtina e Re”.

Rama në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në këtë zonë, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës për Punë Sociale, kolektorit e shkollës së re.

I pari i Prishtinës ka vlerësuar se këto punë janë të mrekullueshme.

“Jemi këtu në Prishtinën e Re duke ndërtuar Qendrën për Punën Sociale, atje duke ndërtuar shkollën e re. Edhe kolektori i Hajvalisë në mes të dyjave, punë e madhe po ndodh në këtë pjesë. Këtu e kemi edhe kontraktorin, edhe drejtoreshën Adelinën. Po kryhen disa punë të mrekullueshme në kryeqytet”, ka thënë Rama.

Ky është investimi më i madh në fushën sociale, dhe vlera shkon në mbi 3 milionë euro.

Komento: