Përparim Rama zbulon planin për rrugën “Rexhep Luci”, që e mbylli për qarkullim e parkim të veturave

11:56 | 19 September 2023
perparim-rama-zbulon-planin-per-rrugen-“rexhep-luci”,-qe-e-mbylli-per-qarkullim-e-parkim-te-veturave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar planin për rrugën “Rexhep Luci”.

Rama ka thënë se me mbylljen e kësaj rruge për qarkullimin e parkimin e veturave, synimi ishte që të promovohet mjedisi dhe që të sigurohen sa më shumë hapësira të gjelbra dhe hapësira për këmbësorët.

“Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut. Më shumë hapësira të gjelbëra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë. Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar Rama.

Komento: