Përparim Ramës nuk ndalet, ky është drejtori i radhës që u shkarkua sot

17:50 | 05 Maj 2026

Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, pas arritjes së koalicionit qeverisës me PDK-në në Prishtinë, tashmë ka nisur edhe ndryshimet nëpër drejtori.

Sot Rama ia ka përfunduar mandatin edhe drejtorit të Arsimit, Samir Shahini. Këtë e ka konfirmuar vetë Shahini në profilin e tij në ‘facebook’

“ Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës.

Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu.

Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, dje është shkarkuar Sokol Havolli, drejtor i Investimeve Kapitale në kryeqytet.

LDK me një komunikatë për media është distancuar nga koalicioni i Ramës me PDK-në për kryeqytetin.

Komento: