Përpjekja e pushtetit për kapjen e Bordit të RTK-së, reagon Federata Evropiane e Gazetarëve

20:59 | 25 Korrik 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez ka reaguar pasi pak më parë juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari shkroi se partia në pushtet po tenton ta shkatërrojë bordin e RTK-së.

Kusari, e cila kishte përgëzuar zgjedhjen e anëtarëve të parë të bordit të ri të televizionit publik, tha se se tani po tentohet të shkatërrohet ky bord për mungesë të transparencës.

Për këtë çështje, Gutiérrez theksoi se përzgjedhja e anëtarëve të bordit të një transmetuesi publik kërkon transparencë maksimale dhe përdorimin e kritereve objektive.

“Kjo vlen si për RTK-në në Kosovë ashtu si për çdo kanal tjetër publik. Parlamenti duhet të rifillojë këtë procedurë të vazhdueshme nëse dëshiron të mbetet i besueshëm”, shkroi ai në Twitter.

Komento: