Përpjekja e radhës për koalicion, Kurti e Mustafa takohen edhe sot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përpjekja e radhës për koalicion, Kurti e Mustafa takohen edhe sot

12:59 | 24 Dhjetor 2019

Albi Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen përsëri sot.

Takimi pritet të nis rreth orës 13:00, shkruan lajmi.

Partitë kanë edhe dy ditë kohë të arrijnë marrëveshje para mbajtjes së seancës konstituive të enjten.

Deri tani, posti i presidentit ka qenë pengesa kryesore që këto dy parti të arrijnë koalicion për qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme.

Megjithatë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë shenja se mund të heqin dorë nga diskutimi aktual për postin e presidentit, me kushtin që kjo të bëhet kur të përfundojë mandati i Thaçit në këtë pozitë.

Komento: