
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh edhe deputeti i këtij subjekti, Anton Quni së bashku me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka i kanë dërguar sërish mesazh subjekteve të tyre, duke treguar kështu se në këtë komunë koalicioni LVV-LDK po funksionon.
Quni përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithçka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e
më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”.
Ndërkaq kujtojmë se në nivel qendror, LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur që të merren vesh për koalicion qeverisës.
Ja postimi i plotë i Haskukës:
Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka.
Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithçka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë.