“Përpjekjet e delegacionit të Serbisë dhe akterëve tjerë në Beograd s’ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”

11:33 | 27 Maj 2024
“perpjekjet-e-delegacionit-te-serbise-dhe-aktereve-tjere-ne-beograd-s’ia-dolen-te-ndalin-kosoven-drejt-avancimit-te-statusit”

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, Driton Hyseni, ka reaguar pas avancimit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në të asociuar në këtë organizatë.

Hyseni ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.

“Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.”

Ai ka thënë se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Kosovës dhe AP të NATO’s.

“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues.:

Hyseni ka shtuar se “letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”.

Komento: