Motrat simpatike nga Shqipëria, Marina e Luana Vjollca janë shumë të njohura për publikun shqiptar, sidomos për karakteret e ndryshme që ato kanë. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në “Instagram” Marina shihet në krah të Lirës, motrës tjetër Vjollca e cila si duket po i bën dy të voglat ‘të grinden’.
Marina ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet përkrah motrës së saj, Lirës, shkruan lajmi.net.
“Edhe i thashe 100 here mos me perqafo se behet Luana xheloze, po skisha c’beja, me mbante me force”, është mbishkrimi që Marina ia ka lënë fotos.
Nuk vonon komenti i Luanës e cila me shaka i shkruan “Degjo ca po te them, do ta publikoj biseden e plote nese vazhdon!!!”.
Në anën tjetër, Marina i replikon “hahahahahahahah po me shqetesove me, do te bej block. Cpo te bej une e shkreta nuk e kuptoj, hej Zot”