Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu dhe avokati Skënder Musa të ftuar në emision “Raport” të Kanal10 zhvilluan një debat të ashpër teksa flisnin mbi zhvillimet e PSK-së dhe kryeministrit, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Spahiu gjatë fjalës së tij, këtë rast e ndërlidhi me një çështje tjetër, atë të simboleve nëpër institucione të drejtësisë, duke thënë se ligji për to është më i rëndësishmi.
“Nëqoftë se Gjykata Supreme s’i respekton ligjin, ta zëmë për simbole përse tash kryeministri ta respektoj ligjin që duhet me i’u përgjigj Prokurorisë? Kjo nuk është shtet atëherë, është anarki ku secili e interpreton ligjin ashtu, nuk ka, të gjitha ligjet duhet me u respektu e nëse janë të këqija për çfarë është Parlamenti aty? Me i ndërru, me i pru ligjet më të mira. Ligji për simbole është më i rëndësishëm sepse është më i dukshmi”, deklaroi Spahiu duke zgjuar reagimin e avokatit Musa.
Ky i fundit bëri të ditur se vetëm gjatë festave zyrtare vendosen flamuj të Kosovës.
“jo, është një paralele që nuk bëhet. Në radhë të parë, për vendosje të simboleve shtetërore duhet të ketë protokoll shtetëror. Kosova për fat të keq, edhe është shpallur sa vite e pavarur me aq sa e di nuk ka protokoll shtetëror. Po mundohesh me bo debatin, në mënyrë absolute unë nuk e di kur je shku ti në Gjykatë Supreme, skam pa asnjëherë flamur nëpër zyra të gjyqtarëve. Vetëm nëpër festa vendoset flamuri i Kosovës edhe s’kam vërejt flamur tjetër”, tha ai.