Përplaset në Prishtinë vetura me targa zvicrane, këput tre drunj

09:37 | 13 Korrik 2022

Vetura me targa zvicërane këput tre drunj dhe përplaset për muri në Prishtinë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta të mërkurën pas mesnate në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.

Një veturë me targa zvicerane e cila po vinte në anën e rrugës që sjellë nga konviktet për te objekti i Parlamentit të Kosovës, në momentin kur ka arritur mbrapa Teatrit Kombëtar ka devijuar duke dalur në anën tjetër të rrugës dhe ka vazhduar në trotuar duke këputur tre drunj.

Më pas sërish është kthyer në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur në murin e objektit të restorantit Che Afrodita.

Komento: