Milan është duke u bërë gati për ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës në kuadër të xhiros së 36-të të Serie A.
Gennaro Gattuso ka publikuar listën e 21 lojtarëve të thirrir për këtë ndeshje.
Ajo që ka habitur të gjithë është përfshirja e Bakayokos në listë, përcjell ORAinfo.
Kjo pasi lojtari francez dhe trajneri italian, u përplasën ditë me parë për shkak të vonesës së lojtarit në stërvitje.
Por duket se gjithçka i është kthyer normalitetit dhe Milan po synon që t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të siguruar vendin e katër në tabelë i cili e dërgon atë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/
Ndeshja mes Milanit dhe Fiorentinës do të luhet të shtunën në ora 20:30.
Ja lista e plotë e Milan për këtë ndeshje:
Portierët: Donnarumma A., Donnarumma G., Reina
Mbrojtësit: Abate, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata
Mesfushorët: Bakayoko, Bertolacci, Biglia, Kessie, Mauri
Sulmuesit: Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso.