Përplasja e Osmanit e Kurtit lidhur me rastin e prokurorit Blakaj, ky është reagimi i Bulliqit

18:32 | 16 September 2019

Bulliqi ka reaguar për përplasjen mes Osmanit e Kurtit.

Kandidati i Vetëvendosjes për deptutet, Shpejtim Bulliqi ka komentuar përplasjen që ka ndodhur në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit lidhur me rastin e prokurorit Elez Blakaj.

Bulliqi ka thënë se deklarata që sot Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për kryeministre e dha për këtë çështje, reflekton frikë.

“Ajo deklarata e sotme e Vjosës kam frikë se e krijoi një lloj frike sepse këta pushtetarët që kanë qenë në pushtet kanë frikë nga pushteti i të tretës. Prokurorët që planifikojnë dhe kanë një profesionalizëm për punën e vetë e kanë frikën”, ka deklaruar Bulliqi.

I njëjti ka folur edhe për atë se pse ka dështuar një koalicion parazgjedhor në mes të LDK-së e Vetëvendosjes.

“LVV i ka bërë të gjitha hapat për me mujt me arritë një koalicion madje Albin Kurti e ka ba një hap substancial duke e dhënë mundësinë që në numër 1 të jetë znj.Osmani dhe ju e patë që nuk e shprehën vullnetin. Mendoj që ai koalicion ka qenë i rëndësishëm dhe i dobishëm për faktin që qytetarët qysh tash e kishin ditë kush është fitues i zgjedhjeve të jashtme”, ka shtuar ai.

Komento: