Beppe Marotta ka folur rreth sulmuesit të Interit, Maurio Icardit.
Ai ka thënë se drejtuesit e Interit nuk e kanë ndëshkuar sulmuesin argjentinas.
“Unë shpresoj se çdo gjë do të rregullohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne jemi një familje, por nganjëherë ne duhet të marrim vendime të caktuara, këto nuk janë dënime”, ka thënë Moratta para gazetarëe, përcjell ORAinfo.
Ai ka shtuar se Icardi i ka dhënë shumë Interit në të kaluarën. “Kështu që shpresoj se së shpejti do të gjejmë një mirëkuptim. Ai aktualisht ka një problem të gjurit i cili pritet shpejt ë shërohet”, ka thënë Moratta.
Kohëve të fundit ka pasur një përplasje mes drejtuesve të Inerit dhe Icardit, e cila e la pa shirit të kapitenit sulmuesin argjentinas.
Për t’i qetësuar gjakrat ka ndërhyrë edhe presidenti kinez i Interit i cili ka kërkuar nga të dyja palet që të merren vesh sa me parë. /ORAinfo/