
Presidenti i Federatës Italiane ka disa fjalë për përplasjen Lukaku-Ibrahimovic.
Gabriele Gravina, ka komentuar përplasjen që kanë pasur Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.
Lukaku dhe Ibrahimovic patën një duel të ashpër mes vete në ndeshjen e Coppa Italia të zhvilluar më 26 janar.
U raportua se Suedezi ka përdorur një gjuhë raciste ndaj Belgut dhe për këtë gjë akoma është duke u shqyrtuar nëse do të ketë dënim ose jo.
Gravina beson se duhet një vendim i këtij rasti duhet të merret sa më shpejt nga Prokurori Federal. “Ishte diçka jo e mirë për t’u parë dhe aspak sportive, mirëpo nuk më takon mua të flas për ndëshkime”.
Theksojmë se Lukaku dhe Ibrahimovic ishin dikur bashkëlojtarë te Manchester United dhe kishin raporte të mira.