Përplasja Rama-Haradinaj për taksën, ja çka thotë Gent Cakaj

22:31 | 02 May 2019

Gent Cakaj felt për polemikat mes Ramës e Haradinajt.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, tregoi në Open se çfarë është diskutuar në
Samitin e Berlinit në lidhje me taksën 100% për produktet ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu sqaroi debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çfarë ka thënë Rama në sqarimin e tij është 100% e vërtetë. Në Berlin nuk ka pasur kërkesë për heqje të taksës, por pezullim të taksës. Pezullimi është diskutuar në kushte të veçanta. 4-6 muaj të hiqet për t’i dhënë shans fillimit të dialogut. Kjo kërkesë nuk është shtruar zyrtarisht madje. Ishte këmbim informal pikëpamjesh”, deklaroi Cakaj.

“Gjykimi për taksën është bërë në sesionin informal së pari, dhe e dyta bëhej fjalë për pezullim të taksës, jo heqje”, shtoi Cakaj, shkruaqn tch

Komento: