Përplasje e trenit me një veturë, katër persona të lënduar

17:45 | 24 Dhjetor 2020

Katër të lënduar pas përplasjes së trenit me një veturë.

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo.

Komento: