Përplasje mes ish-çiftit në Prishtinë – përfundojnë në Polici, hapen dy raste penale

20:43 | 25 Prill 2026

Një konflikt mes një ish-çifti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në Prishtinë, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2026 në rrugën “Ferid Curri”, ku rreth orës 12:00 është raportuar një mosmarrëveshje që ka eskaluar mes dy personave.

Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur në palët e përfshira: S.N. (32 vjeç) dhe A.K. (30 vjeç), si dhe dy dëshmitare që ndodheshin aty.

Sipas deklarimit të S.N, ai kishte qenë në një lidhje rreth trevjeçare me të dyshuarën, e cila kishte shkuar në shtëpinë e tij, pa qenë i qartë për arsyen.

Pas shoqërimit në Stacionin Policor “Veriu” dhe intervistimit të të gjitha palëve, në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është ndarë në dy vepra penale.

Ndaj S. N është iniciuar rasti për “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj A. K. rasti për “Sulm”, në kuadër të dhunës në familje.

Të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Komento: